E luan të vdekurin, tmerron shokët (Video)

Në një video të publikuar në YouTube, një djalë i ri hudhet prej 20 metrash të Plymouth Hoe, të Anglisë, duke e luajtur njeriun e vdekur, e në këtë mënyrë tmerron shokët teksa shikonin atë mbi ujë.

Fun

03/09/2015 12:51

Pas gati dhjetë sekondave, djali fillon të lëviz dhe të notojë në drejtim të miqve të tij, ku edhe u tha se vetëm po bënte rolin e te vdekurit, shkruan TheSun.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë personave që të mos bëjnë kërcime të tilla nga kjo ndërtesë e lartë, pasi sipas tyre, është shumë e rrezikshme, transmeton lajmi.net.

“Jo vetëm që jeni të rrezikuar nga thellësia e ujit, por ju nuk mund të dini nëse poshtë ujit ka gurë apo objekte tjera, që nënkupton se kërcimi i tillë mund të jetë fatal për jetën tuaj”, tha një zyrtar policor.

Përndryshe, nga kërcimet e këtyre lartësive kanë vdekur të paktën 20 persona, ndërsa vetëm para katër ditësh një 17 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të mëdha që morri kur u gjuajt në ujë./lajmi.net.

YouTube player