E la ushtrinë dhe u bë pornostar

Një ish-komando britanik ka lënë ushtrinë për të nisur një karrierë të re si aktor filmash pornografikë.

Fun

13/05/2018 12:34

Deri këtu gjithçka në rregull, pasi bëhet fjalë për një zgjedhje personale. Por, problemi qëndron në faktin se Luke Hardy i xhiron skenat me uniformën e ushtrisë.

Ai akuzohet se po njollos reputacionin e ushtrisë duke bërë seks i veshur me kamuflazh dhe me beretën e famshme të komandove. Ai i trajton femrat në video si rekrute të reja që duhet t’i nënshtrohen stërvitjeve të rrepta.

Luke Hardy ka 17 000 ndjekës në Twitter dhe shumë të regjistruar në faqen e internetit me pullë të kuqe.

Nuk ka asnjë ligj që ndalon një ish-ushtarak që të xhirohet duke kryer marrëdhënie seksuale me uniformë. Por, një zyrtar i lartë i ushtrisë britanike ka thënë për “Daily Star” se uniforma duhet respektuar.

“Shumë njerëz nuk ndihen mirë me këtë gjë dhe presin një sjellje më të përshtatshme nga një njeri që i ka shërbyer Mbretëreshës”, shprehet zyrtari.