E kërkonin prej vitit 2010, kapet krokodili 600 kg /FOTO – Lajmi.net
E kërkonin prej vitit 2010, kapet krokodili 600 kg /FOTO
Autori: Lajmi.net BotaFunKuriozitete 11:55, 11 July 2018
Është kapur në Australi një krokodil i ujërave të kripura me gjatësi pothuajse 5 metra dhe peshë 600 kilogramë. Departamenti i Turizmit bëri të ditur se krokodili u kap rreth 60 kilometra nga qyteti Katherine, duke shmangur kështu mundësinë që të mbërrinte në zonat e populluara.
Ai ishte pikasur për herë të parë në vitin 2010, por u deshën 9 vjet që të rojet ta kapnin duke e vënë fillimisht në gjumë për ta neutralizuar më lehtësisht. Krokodili 60-vjeçar është më i madhi i kapur ndonjëherë në lumin Katherine, që ndodhet në veri të vendit e do t’i kalojë ditët tashmë në një fermë krokodilësh.

“Vepruam për ta kapur pasi duhet të parandalonim kontaktet me njerëzit”, tha për mediet Tracey Duldig, drejtore e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

E njohur më shumë për kangurët, peshkaqenët e rrezikshëm dhe “Djajtë” e Tazmanisë, në Australi jetojnë edhe 150 000 krokodilë. Autoritetet vazhdimisht punojnë për kapjen e tyre që të shmangin kontaktet me njerëzit. Në vitin 2017, 371 krokodilë u kapën pranë qyteteve veriore si Darwin, Palmerston dhe Katherine, ndërsa këtë vit janë kapur deri tani 190 prej tyre.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO