E keni provuar dietën me oriz? Ja sa kg humbisni për 10 ditë

E ashtuquajtura “dieta e murgjëve japonez” është gjithnjë e më e njohur në botë, e megjithatë bëhet fjalë për mënyrën e të ushqyerit e cila e zgjatë ndjenjën e ngopjes.

Lifestyle

01/09/2016 13:18

Ky regjim i të ushqyerit jep rezultate të shkëlqyera, kurse praktikimi i tij rekomandohet vetëm një herë në gjashtë muaj!

Oriz, tranguj dhe hudhër

Çdo ditë zieni 500 gram oriz. Pasi të zihet orizi shtoni tranguj te prerë në copë.

Konsumoni këtë ushqim çdo herë kur të ndjeni se jeni të uritur, konsumoni disa herë brenda ditës kurse sekreti është në atë që duhet ta hani ngadalë dhe çdo “kafshatë” ta përtypni rreth 20 herë.

Me orizin mund të hani edhe hudhër – më së shumti 2 thelba në ditë.

Gjithashtu të hani edhe sallatë nga perimet e freskëta, duke i shtuar vaj ulliri, lëng limoni ose uthull molle. Mund të shtoni edhe shumë pak krypë.

Para se të filloni me këtë dietë, ju rekomandojmë që të këshilloheni me mjekun tuaj e veçanërisht nëse keni ndonjë sëmundje kronike e cila mund të përkeqësojë edhe më shumë shëndetin.