E inspiruar që në mëngjes, Eni zbulon ‘terapinë’ për ditë të mirë (Foto)

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi kohën e fundit është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe nga çdo vend dhe secili aktivitet që bën.

ShowBiz

30/07/2017 10:59

Këtë mëngjes, ajo publikoi një foto në të cilën shihet duke buzëqeshur dhe kësaj fotoje ia shton një mbishkrim, shkruan lajmi.net.

“Përdore buzëqeshjen tënde për të ndryshuar botën, mos lejo që bota ta ndryshojë buzëqeshjen tënde. #motivimiimëngjesit” shkruan këngëtarja në Instagram.

Së fundi, Eni është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Genc Prelvukaj, por asnjëri nga të dy nuk kanë konfirmuar apo mohur lajmet në lidhje me këtë çështje. /Lajmi.net/