A e dini pse na hapet goja dhe pse është ngjitëse? (Foto)

Neve na hapet goja gjatë gjith kohës, por pse?

Lifestyle

10/10/2016 13:52

Me intuitë ju do të mendoni se ka diçka të bëjë me “rizgjimin” tuaj kur ju jeni të lodhur, por edhe kjo teori është provuar e gabuar.

Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dim pse. Teoria më e shpeshtë ështëse hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit e cila do të na zgjoj.

Nuk ka ndonjë dëshmi se hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pyetje këtë teori.

Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje në mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës por kanë gjetur shumë pak.

Një teori e re ka dalë e cila flet për temperaturën e trurit dhe ka kuptim.

Hapja e gojës ka gjasë që e freskon trurin.

Një eksperiment ka treguar se mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë e ulë tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës dhe temperaturës.

Image result for hapet goja per gjum

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.

Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.

Image result for hapet goja

Pra hapja e gojës ndodhë si përgjigje e temperaturave më të ulëta. E çuditshme!

Thjeshtë, tendenca të na hapet goja kur dikujt tjetër i është hapur gjithashtu reduktohet nga temparaturat më të ulëta. Çfarë i ndodh trurit kur ne na hapet goja?

Kur na hapet goja, nofullat shtrihen. Kjo e rrit rrjedhjen e gjakut në kafkë.

 Ashtu si një valë e madhe e ajrit mbush vrimat e hundes tuaj, ky gjak ftohet dhe dërgohet në trurin e përparmë. Ky është një mekanizëm i thjeshtë termorregullues i cili aktivizohet kur trurit i duhet pak pushim.

Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë në atë mënyrë që të freskojë trurin e një grupi të tërë.

Nëse mikut afër jush po i hapet goja, ka gjasë që nevoja që edhe ty të të hapet goja.