E dashura e Berlusconit i lutet Papës

E dashura e Berlusconit, Francesca Pascale i ka bërë thirrje Papa Francis’it që të ndërhyjë në situatën politike të krijuar, pasi Berlusconi u përjashtua nga Senati.

Bota

29/11/2013 15:41

Papa Francis është përmendur në zënkën politike të Italisë nga e dashura e Silvio Berlusconit- e cila e ka nxitur Papën që të marrë pjesë në diskutimin mbi “turpin politik” të partnerit të saj.

Berlusconi i cili është përjashtuar nga Senati për shkak të dënimit që mori për mashtrim me taksa- në votimin që i bëri simpatizuesit e tij të vajtojnë dhe ta përshkruajnë këtë ngjarje si vdekje të lirisë dhe demokracisë.

“Jam duke lansuar një apel për Papa Francis, që ai të më pranojë në një takim dhe të dëgjojë historinë e Berlusconit”, i tha gazetës Corriere della Sera, e dashura e Berlusconit, Francesca Pascale (28).

Zëdhënësi i Vatikanit tha për IBTimes se Selia e Shenjtë nuk komenton për çështjet e politikës italiane, dhe shtoi se një kërkesë e tillë duhet të procedohet dhe më pas të jetë e mundshme një takim me Papën. “Që të deklarosh një gjë të tillë në një gazetë nuk është e mjaftueshme”, tha zëdhënësi.

Është e qartë se Pascale nuk ka parashtruar një kërkesë formale me shkrim.

Pascale tha se ajo fillimisht kishte planifikuar që të kërkonte falje presidenciale për Berlusconin nga Presidenti i Italisë, Giorgo Napoltano, por nuk kishte mundur që shtyjë këtë kërkesë të saj përpara, pasi që ajo kishte ndjerë dhe kishte gjetur “një derë të mbyllur” për këtë çështje.

“Për mua sot është një ditë me hidhërim të pabesueshëm”, tha Pascale. “Unë mezi që flas. Dua që ta largoj atë, ta distancoj të dashurin tim nga njerëzit që e urrejnë, dhe ta mbroj nga goditjet e tilla dhe nga ky poshtërim i padrejtë”.

Napolitano ka qenë i sulmuar nga mediat e Berlusconit dhe nga anëtarët e partisë së tij, për refuzimin e tij, për t’ia falur këtë dënim 77 vjeçarit.

Gazeta e Berlusconit, II Giornale e cila po funksionon si zëdhënës i tij, e ka përshkruar Presidentin 88 vjeçar si “një njeri të hidhur dhe me besim të keq, dhe një person të padenjë për postin më të lartë politik të Italisë”.

Napolitano, një ish-socialist, është votuar për mandatin e dytë për President në mënyrë të pashembullt në fillim të këtij viti- me mbështetjen e plotë të deputetëve të partisë së Berlusconit.