E çuditshme: Gruaja me “njëbrirësh” në kokë (Foto)

Një grua e moshuar ka diçka shumë të çuditshme në kokën e saj. Një bri 13 centimetërsh është rritur  pikërisht në mesin e kokës së saj.

Fun

27/08/2015 15:30

Lian Xiuzhen, 87 vjeçare, ka kuptuar se në kokën e saj po rritej diçka shumë e çuditshme tetë vjet më pare, duke i lënë mjekët shumë të habitur rreth asaj që ata po shihnin.

Djali i saj tregoi se si nëna e tij po ankohej për atë që po rritej në kokën e saj gjatë gjithë kohës.

E moshuara aksidentalisht e theu bririn që po i rritej, teksa më vonë ai filloi të rritej shumë shpejt.

Djali  i saj tregoi se si kjo gjë nënës së tij po i shkakton shumë dhimbje e ndonjëherë edhe gjakderdhje, shkruan TheSun.

Mjekët nga provinca Sichuan të Kinës, ku edhe jeton gruaja, e kanë diagnostifikuar atë si “ bri i lëkurës” ku rritja përbëhet nga keratina, komponenti kyç i flokëve dhe thonjve, transmeton lajmi.net.

Edhe pse mjekët besojnë se me anë të operacioneve mund të bëjnë diçka, djali i gruas ka menduar se nuk është e arsyeshme që të rrezikojnë meqë nëna e tij ashtu është e moshuar, dhe nuk kanë pse të rrezikojnë./lajmi.net

e moshuara