Dyshon se nuk i vunë fare stenda

Ish-pacienti i spitalit të zemrës EDA, Latif Ibishi, nga Gjilani, dyshon se mjekët e këtij spitali i kanë vënë stendat në zemër.

Lajme

13/10/2014 20:32

Plot 5,300 euro i kanë kushtuar dy stenda në spitalin e zemrës EDA Latif Ibishit nga Gjilani.

69 vjeçari, që kishte probleme me zemrën për rreth 10 vjet, kishte bërë koronoarografinë në QKUK, nga ku ishte drejtuar për në spitalin privat.

Ishin dy mjekë që i kishin thënë se nuk mund t’i bëjnë zgjidhje në QKUK dhe se ai duhet të shkonte në ndonjë spital privat, por pa i thënë se në cilin duhet të shkojë.

Ibishi thotë se ai ka ndërmend që sërish të bëjë koronografi për të parë nëse mjekët e spitalit EDA ia kanë vënë stendat, në të kundërtën ai paralajmëron se do të padisë këtë spital, raporton KTV.

Rasti “Stenda” ka vënë në pranga 12 mjekë dhe zyrtarë shëndetësorë, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, Doktorët dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani është marrë në pyetje nga policia në cilësinë e të dyshuarit.