“Dybala do të largohet në janar” – Lajmi.net
“Dybala do të largohet në janar”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 23:57, 12 September 2018
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka folur për gjendjen e Paulo Dybalas, ish-yllit të klubit të tij.

Zamparini deklaroi që Dybala do të largohet që në janar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sa herë që ai nuk është në fushë më vjen për të qarë” shprehet Zamparini për RMC Sport.

“Ai është në stol për shkak të Allegrit. Allegri duhet të vijë te Palermo dhe të fitojë Scudetton, pasi tek Juventus është e lehtë për t’u bërë fenomen”.

“Dy vite më parë e kam këshilluar Dybala të shkojë në Spanjë, ku do të luante futboll. Ai do të largohet pasi Juventus do të marrë 120 mln euro”.

“Në janar besoj se do të largohet për në Spanjë, por edhe në Angli ka oferta për të”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO