Dy kryetarët drenicas bëjnë homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga stafi i tij dhe anëtar të Kuvendit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me stafin e tij, shoqata të dala nga lufta e…

Lajme

06/03/2018 14:12

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga stafi i tij dhe anëtar të Kuvendit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me stafin e tij, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, deputet të Parlamentit, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Kompleksin e Jasharajve dhe kanë vënë kurora lulesh.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale dhe Batalioni i tret “Minatori” në Mitrovicë i BRSH-së, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe kanë venë kurora lulesh në Polac, Likoshan, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Poklek i Ri, Negroc, Krajkovë, Arllat, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik, Gllobar, Abri, Baicë, Tërdec dhe Shtrubullovë.

deca