Dy futbollistët e Romës kacafyten pas fitores 3:0 (VIDEO)

Tensione te Roma pas fitores ndaj Veronës me rezultat të thellë, 3:0.

Sport

17/09/2017 10:53

Përkundër faktit që e shkatërruan Veronën, pas ndeshjes te verdhekuqët ka plasur sherri.

Dy lojtarët, Bruno Peres dhe Gerson, janë kacafytur mes vete, përcjellë “Lajmi.net”.

Situata është qetësuar pasi kanë intervenuar futbollistët tjerë të skuadrës.

Klubi pritet të marrë masa disiplinore ndaj dy lojtarëve. /Lajmi.net/

YouTube player