Dy deputetë të PDK-së, pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Tentativat për zgjedhje të parakohshme po vazhdojnë. Kësaj radhë “Nisma për Kosovën” ia ka mësyrë rrëzimit të Qeverisë me një mocion të mosbesimit.

Lajme

10/04/2017 08:32

Kjo iniciativë ka gjetur përkrahje nga dy paritë opozitare, LVV-ja e AAK-ja. Madje mocioni është mbështetur edhe nga disa deputetë të partive në pushtet. Por përkundër këtyre, analistët vlerësojnë se rrëzimi i Qeverisë nuk është i mundur vetëm nga opozita, siç cekin ata, pa disa vota të pozitës ky mocion është i pamundur.

Kurse i palëkundur në veprimet e tij ka mbetur shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, sipas të cilit koalicioni do ta dërgojë deri në fund mandatin e tij pavarësisht tentativave për zgjedhje të parakohshme. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, deklaron se është pro rrëzimit të Qeverisë Mustafa./zeri.info/