DvN raporton 100 raste të parregullsive

Demokracia në Veprim thotë se, sipas të dhënave të tyre, deri në orën 12:00 kanë votuar mbi 14 për qind të qytetarëve të Kosovës.

Lajme

03/11/2013 15:11

Demokracia në Veprim thotë se, sipas të dhënave të tyre, deri në orën 12:00 kanë votuar mbi 14 për qind të qytetarëve të Kosovës.

Driton Selmanaj nga DvN raportoi për 100 raste të parregullsive në Prishtinë, Skenderaj, Prizren, Rahovec , Gjilan, etj.

Sipas Selmanaj këto parregullsi të raportuara përfshijnë:

“Fotografimi i votës ose dyshim se personat po e fotografojnë votën në Gjilan, në shkollën ‘Musa Zajmi’, në Lipjan në qendrën 1307 shkollën ‘Zenel Hajdini’, Suharekë, Mitorvicë shkolla ‘Avdullah Shabani’, në Prizren shkolla ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Sami Frashëri’, njerëz të pa autorizuar, në Prishtinë në shkollën ‘Dukagjin Zeqiraj’, një person ka gjetur se e kanë nënshkruar emrin e tij”.

“Në Has të Mazrekut, nuk po u kontrollohen gishtërinjtë qytetarëve, në Rahovec, një person ka asistuar në tre persona tjerë, në Prizren janë evidentuar 8 raste të personave të vdekur, në Dragash ka pasur prezencë të personave të pa autorizuar, në Prishtinë, në shkollën Hasan Prishtina, një komisioner ka votuar dy herë, dhe një grua ka gjetur bashkëshortin e vetë të vdekur në listën e votuesve”.