Dush në verë të kuqe, trajtimi që ju bën më të rinj dhe shëron celulitin

Një verë e kuqe gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës tingëllon me të vërtetë si një trajtim i përsosur. Por, a do ta provonit ju një dush në verë të kuqe?

Lifestyle

04/08/2015 16:00

Sipas disa njerëzve të cilët e përdorin këtë trajtim – të famshmit më shumë – të quajtur “vinoterapia”, vera mund të largojë rrudhat, celulitin dhe madje të sigurojë një pamje më efektive dhe më të bukur.

Teknika, që ka filluar të mbahet në Francë për herë të parë, përfshin mbushjen e vaskës me verë të kuqe. Një trajtim i tillë ofrohet me të madhe në Les Sources De Caudalie, një vend i fshehur në mesin e vreshtave të një vile të shekullit të 18-të, në jug-perëndim të Francës, transmeton Lajmi.net.

Çfarë është në fakt vinoterapia dhe si funksionon?
Mjekët pohojnë se kjo terapi rritë qarkullimin e gjakut, largon celulitin dhe ju bën të dukeni më të rinj dhe më të fuqishëm – për shkak të vajit që gjendet në këtë verë.

Kjo për shkak se, sipas tyre, polifenolet e nxjerra nga farat e rrushit janë antioksidantë të fuqishëm – mbrojtës të trupit tonë ndaj molekulave shumë-reaktive që mund të çojnë në plakje të parakohshme.

mag_amarewinebath01_ln_576x324

Ndryshe, përfitimet e pirjes së verës së kuqe tashmë janë të njohura. Sipas një studimi tjetër, vera e kuqe përmban kemikalet më të dobishme bimore.

Një trajtim tipik i vinoterapisë përfshin një dush të nxehtë në verë të kuqe. Sipas ekspertëve, kur ne djersitemi zemra e shtyen gjakun në sipërfaqe, duke hapur enët e lëkurës të cilat nxisin qarkullimin e gjakut.

Kjo metodë përdoret shumë nga yjet botërore, për të cilët shpesh themi se nuk po plaken kurrë. (Lajmi.net)