Duke ikur me veturë të vjedhur, shkaktojnë aksident të rëndë, ka të arrestuar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh përball hotelit ‘Sirius’ në Prishtinë.

Lajme

19/09/2016 10:24

ORAinfo mëson se ngjarja ka ndodhur derisa dy persona të cilët kishin vjedhur një veturë janë vërejtur nga pronari i veturës i cili pastaj ka filluar t’i ndjek ata, për pasojë personat të cilët ishin në veturën e vjedhur kanë shkaktuar aksident duke goditur shtyllën elektrike përball hotelit ‘Sirius’ në Prishtinë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të vjedhur, ndërsa personi tjetër që gjendej në veturë është arratisur.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

14429362_10207690099318494_1708951246_n 14429585_10207690099358495_2135534907_n