Deputetët nuk kthehen në sallë, Albulena Haxhiu e shtynë vazhdimin e seancës për nesër: Nuk mund t’iu pres deri në pafundësi
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të duhej të vazhdonte nga ora 14:00, pas një pauze që e bën në mes të ditës. Deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur duhej të niste. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e ka shtyrë seancën për nesër në ora 11:00.…
Lajme
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të duhej të vazhdonte nga ora 14:00, pas një pauze që e bën në mes të ditës.
Deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur duhej të niste.
Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e ka shtyrë seancën për nesër në ora 11:00.
“Kuvendi i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është seroze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vinë deputetët. nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/