“Duhet vazhduar dialogu, por me qasje të re”

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Muhamet Kelmendi, ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë por me një qasje të re.

Lajme

26/12/2015 08:47

Ai ka theksuar për ‘Epoken e Re’ se ky proces duhet të zhvillohet në bazë të parimit ndërkombëtar të reciprocitetit.

Sipas Kelmendit, Kosova nuk ka fituar asgjë nga dialoguar por ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

Ai ka vlerësuar se Bashkimi Europian nuk do ta ndërlidhë çështjen e integrimit të Serbisë me njohjen e Kosovës, por, sipas Kelmendit, do ta kërkojë krijimin e raporteve të mira dhe vazhdimin e dialogut.

Edhe sikur Serbia të pranohet në BE, ai ka thënë se nuk do të mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës, meqë Unioni Europian nuk do t’ia japë Serbisë të drejtën e vetos.