A duhet të përdoren cigaret elektronike si armë në luftën me duhanin, tregon studimi

Pretendimet e deritanishme se cigaret elektronike nuk i kontribojnë lënies së duhanit janë zbehur, një hulumtim e fundit nga një grup mjekësh në Angli ka treguar se cigaret elektronike në fakt janë një armë për lënien e duhanit.

Lifestyle

29/04/2016 00:09

Sipas hulumtuesve, konsumi i duhanit është problem i përmasave botërore dhe kërkimet për një mënyrë efikase të lënies janë të domosdoshme, përcjell lajmi.net

Disa hulumtime të mëhershme kanë dalur me pohimet se cigaret elektronike janë të dëmshme për trupin e njeriut dhe nuk janë efikase në lënien e duhanit.

“Cigaret elektronike janë më pak të dëmshme për trupin e njeriut sesa duhani dhe janë me të vërtetë një armë shumë e fuqishme në luftën me të”, kanë thënë studiuesit.

“Lëngu i tymit tek cigaret elektronike nuk ka kimikate dhe nuk është kancerogjen dhe në këtë formë cigaret elektronike mund të përdoren si ndihmë në braktisjen e duhanit”, kanë pohuar ata.

Studiuesit kanë gjetur se shumica e njerëzve që tani e kanë braktisur duhanin kishin përdorur cigaret elektronike duke e vërtetuar kështu se efikasiteti i tyre është i madh./lajmi.net