Dueti i Kidës dhe Ermalit publikohet të premtën (Foto)

Dyshja Kida dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar forcat për të sjellur një këngë së bashku.

ShowBiz

24/02/2016 19:36

Menaxheri i Kidës përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të publikohet me videoklip kënga më e re e Kidës në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net mëson se kënga e re do të titullohet ‘Mio Amore’ dhe është e zhanrit dancehall RnB. Teksti është shkruar nga Mozzik dhe Getinjo, muzika nga Zzap&Chriss ndërsa videoklipin e ka realizuar XL Films./Lajmi.net.