Dua Lipa flet për feminizmin: Nuk ka të bëjë me urrejtje ndaj meshkujve – Lajmi.net
Dua Lipa flet për feminizmin: Nuk ka të bëjë me urrejtje ndaj meshkujve
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 11:29, 6 December 2018
Dua Lipës ëndrra i është bërë realitet, duke u bërë kështu imazhi i ‘Vogue’ për muajin e ardhshëm.

Revista “Vogue” zgjodhi që imazhi i këngëtares shqiptare të jetë në coverin e muajit janar.

Kjo gjë e ka bërë të lumtur tejmase Duan, e cila ndau me ndjekësit atë fotografi dhe u shpreh se ëndrra e saj u bë realitet.

Për revistën në fjalë ajo e ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur edhe për feminizmin.

“Feminizmi për mua nuk është të urrej meshkujt, por thjesht ne i meritojmë të njëjtat mundësi”, ka thënë ndër të tjera Dua.

“Ne dëgjojmë kaq shumë për të gjithë këta burra të rëndësishëm që kanë ndryshuar botën, madje edhe historitë e njerëzimit fillojnë me tregimin ‘Epo, meshkujt e bërën këtë’”, përfundon ajo.

Ndryshe Dua po shijon lidhjen me të dashurin e saj dhe njëherësh po punon për projekte të reja./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO