Drenori refuzon ofertën e Lladrovcit 

Asamblisti nga Drenasi, Xhavit Drenori ka mohuar se është emëruar Drejtor i Urbanizmit në Drenas.

Lajme

30/03/2017 09:39

Ai ka pranuar se një ofertë e tillë i është dhënë nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Drenori i cili në zgjedhjet lokale kishte kandiduar si i pavarur për kryetar të kësaj komune ka përmendur disa nga arsyet se pse ka refuzuar këtë post.

Ja postimi i plotë i tij:

Jo, unë nuk jam Drejtor i Urbanizmit në Drenas

të nderuar bashkvëndas të Komunës së Drenasit,

dëshiroj që përmes këtij postimi të jap një sqarim rreth lajmit të përhapur dje në disa portale se unë jam emëruar Drejtor i ri i Urbanizmit në Drenas.

Dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal, Kryetari publikisht me orfroj këtë pozitë duke aluduar se unë kam qenë kritikuesi i vazhdueshem i punës së këtij dikasteri në të kaluaren.

Kjo ofertë prap u bë publikisht, dhe publikisht ju përgjigja se në parim jam të ndihmoj Kryetarin në ngritje të performancës në këtë Drejtori, duke menduar që oferta ishte më tepër për konsum medial.

Megjithatë pak më vonë Kryetari me kontaktoj zyrtarisht dhe Drejtorin aktual e zhvendosi në një pozicion tjetër duke krijuar edhe praktikisht hapsirë për diçka konkrete.

Pas debatit me struktuara të subjektit që e koordinoj unë “VIZIONI për DRENSIN”, erdhëm në këtë përfundim:

Nuk mund të jemi në pjesë e Ekzekutivit të tanishëm, respektivisht nuk mund ta pranojmë të menaxhojmë Drejtorinë e Urbanizimit, për këto arsye:

  1. Afati është i shkurtër për të shytrë përpara programin tonë për ndryshime në këtë dikaster, duke pasur parasysh problemet e grumbulluara me vite.
  2. Ende nuk kemi parë seriozitetin e duhur nga Kryetari Lladrovci për ndryshime në substancë, mëqe Drejtoret që kishin keqmenaxhuar, sidomos në Drejtorinë e Arsimit dhe Urbanizmit në vend të shkarkimit dhe thirrjes para përgjegjësisë, Kryetari i ka avancuar në pozita në ekzekutiv, respektivisht në adminsitratë.
  3. Përveç disa shënjave pozitive në monitorim të projekteve gjatë realizimit në teren (rasti i rrugës në Komoran), Kryetari Lladrovci ende nuk ka arritur të prezantoj në publik listen me uzurpatorët e pronës/aseteve komunale si dhe listen me ndërtime të larta jashtë ligjshem.

Unë sot isha në takim me Kryetarin Lladrvoci të cilin e falenderova për ofertën dhe ja komunikova arsyet e mos pranimit.

Nga pozicioni i Anëtarit të Kuvendit Komunal dhe nga pozicioni i Anëtari të Komisionit për monitorimin e projekteve në teren do vazhdoj të jem në teren, aty ku kërkohet nga qytetarë dhe më këtë edhe ta ndihmojmë ekzekutivin.

Unë dhe ekipa ime e inkurajojmë Kryetarin Lladrovci të vazhdoj me ndryshime në menaxher të dikastereve qeverisëse dhe i urojmë suksese./ Lajmi.net/