Drenasit i aprovohen kërkesat për shpronësime

Sot, në një njoftim në rrjetin social, kryetari Ramiz Lladrovci ka shkruar se janë aprovuar disa "shpronësime me interes publik të pronave të paluajtshme, për nevojat e projekteve".

Lajme

25/08/2018 16:39

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci në fb:”Lajm i mirë: Miratohen kërkesat tona për shpronësime me interes publik.

Falënderoj Qeverinë e cila ka miratuar kërkesën tonë për shpronësime me interes publik të pronave të paluajtshme, për nevojat e projekteve si vijon:
1. Zgjerimi i Zonës Ekonomike në Drenas, Koreticë e Epërme,
2. Ndërtimi i Impiantit të ujërave të zeza dhe industriale të Parkut të Biznesit dhe Kanalizimit të fshatit Koreticë e Epërme dhe Zabel i ultë.
3. Ndërtimi i lokacionit të Tregut të kafshëve, në Çikatovë të re,

4. Ndërtimi i Lokacionit në Zabel të ultë për varreza,

Në Vendimin e nënshkruar nga Kryeministri, kompensimi i pronave caktohet nga Ministria e Financave, konform ligjit për Shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Kompensimi i pronave, shpenzimet e procedurës së shpronësimit dhe vlerësimit do të bëhen nga komuna e Drenasit në koordinim me Ministrinë e Financave, Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, konform ligjit në fuqi”. /Lajmi.net/