Takim mes drejtorëve të Policës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të PK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj me bashkëpunëtor, priti në takim zyrtar drejtorët e policive të dy shteteve, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Lajme

26/12/2018 16:13

“Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët të të tri agjencioneve policore, me theks të veçantë ngritja dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili do të ndikojë në ngritjen e sigurisë së përgjithshme tek të tri vendet dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Qëllimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve policore do të ndikojë në mënyrë pozitive edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Policisë së Kosovës Qalaj falënderoi dy drejtorët e policive Ardi Veliu dhe Sasho Tashevski për vizitat e tyre të cilat do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok.

Drejtuesit e të tri agjencioneve u zotuan për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe realizimit të takimeve të ndërsjellëta edhe në të ardhmen. /Lajmi.net/