Drejtori i Asociacionit të Arkitektëve: Trotuari i zaptuar, Shpendi në gjumë (Foto)

Drejtori i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osmani, ka bërë një postim në profilin e tij në facebook, ku kritikon komunën e Prishtinës.

Lajme

08/02/2016 22:24

Osmani ka postuar një fotografi ku shihet një objekt në ndërtim e sipër në Rrugën ‘B’ në kryeqytet. Ndërtesa ka zënë trotuarin dhe vendkalimin e këmbësorëve dhe siç duket në fotografi, qytetarët detyrohen të ecin në rrugë, transmeton lajmi.net

“Këmbësorët në rrugë e zebrat në vendpunishte, trotuari i zaptuar e shkatërruar e Shpendi dhe Komuna në gjumë dimëror. Inspektoriati del për kioska e grafite por mbyllë sytë për këto veprime të kundërligjshme. Kështu jep leje me të ‘njohshëm’ e nuk guxon kush me ia prish tymin tash en jë vit. Prishtina po bëhet…e zaptuesve”, ka shkruar Osmani. /lajmi.net