Drejtori i Ahmetit bëhet Koordinator i VV-së në Prishtinë

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

Lajme

14/03/2018 15:39

“Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, z. Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia”.

“Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë”, thuhet në një njoftim të VV-së.