Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 48-vjeçari
Shtetasi shqiptar Eduart Sako, 48-vjeçar, banues në Vlorë është arrestuar nga policia shqiptare.

Lajme
Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur ish – NShN, ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ‘’Benz’’, me targa AA 632 HS.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.