Dragolub Delibasicit edhe dy muaj paraburgim

Sipas EULEX’it, gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

Lajme

04/03/2014 16:13

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatjen dy-mujore të paraburgimit për Dragolub Delibasic.

Sipas EULEX’it, gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Delibasic-it më 04 shkurt 2014. Ai është i dyshuar për nxitje për të kryer vrasje të rëndë dhe nxitje për të kryer tentim vrasje të rëndë, thuhet në komunikatën e EULEX’it.

Delibasic është i akuzuar së bashku me liderin e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanovic, i cili gjithashtu gjendet në paraburgim.