Donika Kadaj-Bujupi në krye të komisionit për AKI-në

Komisionet parlamentare kanë filluar tashmë konstituimin. Së fundmi është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajme

13/10/2017 12:51

Ky komision do të udhëhiqet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi.

Komisioni tashmë ka mbajtur mbledhjen e parë ku janë diskutuar tema të ndryshme.

Anëtarët e tjerë të këtij komisioni janë:

Ganimete Musliu nga PDK zv/kryetare e parë,

Bahrim Shabani, nga Grupi 6+, zv/kryetar i dytë

Arbër Rexhaj, nga LVV- anëtar

Anton Çuni, nga LDK- anëtar

Teuta Rugova, nga LDK- anëtare

Xhevahire Izmaku, nga PDK-anëtare

Slavko Simiq,nga Lista Serbe- anëtar

Bekë Berisha, nga AAK- anëtar

Haxhi Shala, nga Nisma- anëtar.