Domatet janë aleatë të shëndetit, 10 arsye pse duhet t’i hani

Nuk kanë asnjë efekt të dëmshëm, mund të hahen gjithmonë, pasi kanë një sërë vetish ushqyese dhe terapeutike.

Lifestyle

25/10/2015 15:04

Domatja është një element simbol i dietës mesdhetare, një përbërës i shëndetshëm dhe mjaft i shijshëm.

Më poshtë gjeni 10 arsye se pse duhet të hani domate:
-Është një antidot kundër plakjes, pasi në sajë të pranisë së beta-karotenës dhe lipocenit mbrohet lëkura nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe nga elementë të tjerë oksidues që stimulojnë plakjen e qelizave, apo sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

-Luan një rol imunostimulues, ose thënë ndryshe forcon sistemin imunitar.

-Favorizon rritjen e kockave dhe është një produkt natyral kundër osteoporozës. Ndër të tjera lufton reumatizmën, në sajë të përmbajtjes së potasit si dhe është i dobishëm në rast lodhjeje dhe dobësie muskulore.

-Kujdeset për bukurinë tonë, në sajë të vitaminave dhe mineraleve të cilat i dhurojnë lëkurës sonë më shumë shkëlqim, luftojnë aknet dhe papastërtitë. Potasi që gjendet te domatet, lufton edhe celulitin dhe toksinat e tepërta.

-Ka veti dezintoksikuese në sajë të kripërave minerale, veçanërisht fosforit, potasit dhe vitaminave të grupit B dhe C të cilat rigjenerojnë qelizat.

-Favorizon tretjen dhe lehtëson aparatin tretës. Prania e acideve organike ndihmon në parandalimin e kapsllëkut si dhe fibrat që gjenden te domatja përmirësojnë funksionimin e florës bakteriale.

-Lufton aneminë në sajë të përqendrimit të vitaminës C dhe garanton një përthithje më të madhe të hekurit si dhe stimulon prodhimin e hemoglobinës dhe palcës kockore.

-Luan rol të rëndësishëm për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare, jo vetëm në sajë të pranisë së karotenoidëve që ndihmojnë në parandalimin e infarktit, por edhe prej potasit që ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut duke reduktuar hipertensionin.

-Ka veti anti-tumorale. Studime të ndryshme kanë treguar se domatja është efikase për parandalimin e kancerit të prostatës, mushkërisë, zorrës së trashë, gjirit dhe pankreasit, duke ngadalësuar rritjen e qelizave kancerogjene.

-Përmirëson shëndetin e syve në sajë të rolit të betakarotenës dhe luteinës, të cilat i mbrojnë sytë nga sëmundjet degraduese. Këshillohet që hahen të pjekura, pasi ati jeshile përmbajnë solaninë, një substancë potencialisht toksike për organizmin./a.y/noa.al