Dokumentari për homoseksualët shqiptarë, Kristi Pinderi puthet në buzë me të dashurin

“Vice” ka realizuar një dokumentar për jetën e homoseksualëve në Shqipëri, ku tregohet lufta që ata bëjnë përditë, për të bërë një jetë normale.

ShowBiz

10/12/2015 10:08

Në këtë dokumentar, aktivisti Kristi Pinderi nuk nguron të puthet në buzë me të dashurin e tij.

Në dokumentar është përfshirë edhe nëna e Kristit, Liljana, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për djalin.

“Kur një nënë mbron një fëmijë që e ka kriminel, që vret, çfarë të keqe ka kjo se është gay. unë ju gjenda krahë djalit shumë vonë, do doja të isha shumë më herët. megjithatë unë krenohem që kam një djalë të tillë dhe mbi të gjitha e admiroj për këtë që është sepse nuk bën një jetë të gënjeshtërt, kur ka plot të tillë që për një frikë apo për një tjetër nuk di se ç’bëjnë”- shprehet nëna e Kristit. /bw

YouTube player