Do habiteni! Kështu duket Xhensila vetëm dy javë pas lindjes së vajzës

Dy javë më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj fitoi epitetin nënë.

ShowBiz

29/07/2018 09:02

Ajo dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta pagëzonin, Ajka, shkruan lajmi.net.

Xhensila për pak kohë ka arritur t’i rikthejë linjat e mëparshme trupore, e këtë gjë e ka dëshmuar përmes fotografive të fundit.

Derisa po shijonte suksesin e këngës “Çika çika”, në duet me Ardian Bujupin, këngë e cila ka arritur shifrën prej 40 milionë klikimesh, këngëtarja ka befasuar të gjithë.

E veshur me një fustan të shkurtër me lule, në të cilin dukej në top-formë, ndërsa pranoi komente pozitive nga fansat. /Lajmi.net/