DnV: PDK-ja prin edhe pas mbi 50 për qind të numërimit

Sipas raportit më të ri të organizatës Demokracia në Veprim dhe mbi bazë të mbi 50 për qind të votave të numëruara, PDK-ja prin me 30.4 për qind të votave të fituara.

Lajme

08/06/2014 22:58

Pas PDK-së renditet LDK-ja me 26.7 për qind të votave të fituara, e ndjekur nga Vetëvendosje me 13.7 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.0, AKR me 4.9 dhe Nisma me 4.7 për qind.

Lista Srspka ka fituar gjithsej 2.1 për qind të votave, kurse të gjitha subjektet e tjera kanë fituar 6.6 për qind të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare.

këto janë rezultate prelëiminare nga gjithsej 1,339 vendvotime, nga gjithsej 2,374 sosh.