Lulzim Basha: Ushtria e Kosovës kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Lulzim Basha, ka mirëpritur votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Lajme

18/10/2018 21:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mirëpritur formimin e ushtrisë së Kosovës.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu demokrat ka shkruar se, Kosova me ushtrinë e vet do jetë kontribut i shtuar për paqen e sigurinë në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Basha.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. /Lajmi.net/