Dje pozoi me fanellën e re të Interit, sot konfirmohet largimi nga skuadra (FOTO)

Ky do të jetë sezoni i fundit i Ivan Perisic te Interi.

Sport

26/05/2017 08:46

Anësori kroat do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra zikaltër.

Sipas mediave italiane, kjo do të ndodh pavarësisht se ai ka pozuar me fanellat e reja për sezonin e ri, përcjellë “Lajmi.net”.

Problememt me “Fair-Play” financiar kanë bërë që drejtuesit e Interit të vendosin ta shesin Perisicin.

Skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij është Manchester United në Premierligë. /Lajmi.net/