Djathi mund të jetë shumë i shëndetshëm, por duhet të keni kujdes

Djathi përmban një lloj përbërësi që gjendet në drogat që shkaktojnë varësi, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

15/12/2016 21:15

Ekipi që ka kryer studimit ka treguar se pse disa ushqime shkaktojnë më shumë varësi se të tjerët.

Shkencëtarët përdorën shkallën Yale Food  të varësisë që është i projektuar për të matur varësinë e një personi në, dhe zbuluan se djathi krijon varësi, sepse përmban kazeinë.

Kjo substancë që është e pranishme në të gjitha produktet e qumështit prek receptorët e trurit që janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me varësinë, transmeton Klan Kosova.

Autorët e studimit kanë gjetur gjithashtu se ushqimet e përpunuara janë më shumë të lidhura me krjimin e varësisë, derisa thanë se ushqimet yndyrore janë më të vështirat për tu përpunuar.

Përveç kësaj, ata gjetën se ushqime që janë në shkallën e varësisë ishin ato që përmbajnë djathë.

Për të bërë gjetjet e tyre, hulumtuesit pyetën 120 studentë derisa studiuesit u shprehën poashtu se yndyrnat janë të lidhura me problemet e të ushqyerit pavarësisht nëse pjesëmarrësit ishin të varur ose jo nga ushqimi.