Djaloshi me një sy e adopton një qen me një sy që nuk e do askush (FOTO)

Kendra Trent, 28 vjeçare, sapo ka shpërndarë një fotografi të vëllait të saj, Jordan, duke e mbajtur në dorë një shepherd australian të cilin askush nuk e kishte dashur.

Fun

08/01/2016 12:25

“Kishim qenë në një dyqan dhe nuk kishim pasur plan për të blerë qen atë ditë, mirëpo ishim afruar tek një kënd në të cilin shitnin këlysh dhe e pamë këtë. Ishte i fundit. Askush nuk e donte atë dhe prandaj vendosëm ta blinim dhe ta marrim në shtëpi”, transmeton lajmi.net.

Jordan Trent e kishte humbur pamjen në syrin e majtë duke punuar kur ishte 15 vjeçar.

Kur fëmijët e Jordan e kishin parë qenin në dyqan, ata kishin thënë: “Ai është i verbër në njërin si sikurse ti babi. Ne duhet ta marrim atë”, transmeton lajmi.net.

Ata e kanë emëruar atë Shiner Solo dhe po kalojnë kohë të mrekullueshme me të. /lajmi.net

one-eyed-dog-adopted-2one-eyed-dog-adopted-1