Djali ‘perfekt’ nga Londra që u bë njëri nga anëtarët më famëkeq të ISIS-it

Anëtari i fundit i grupit të të burgosurve britanikë që kishte mbikëqyrur torturimin dhe vrasjen e pengjeve perëndimorë që mbaheshin nga ISIS është identifikuar si një londinez 27-vjeçar, i cili udhëtoi për në Siri në vitin 2012.

Bota

25/05/2016 13:36

Figura më e njohur e grupit ishte Mohammed Emwazi, më mirë i njohur si’Jihadi John’, videoja e së cilit shfaqet duke ia prerë kokat pengjeve amerikane dhe britanike u bë një emblemë globale e brutalitetit të ISIS-it.

Emwazi, 27 vjeçar, u vra gjatë vitit të kaluar nga sulmet ajrore amerikane në Siri.

‘Beatles’-at e tjerë të cilët janë identifikuar, përfshijnë, Alex Kotey  vendndodhja e të cilit nuk është e njohur, ndërsa Aine Davis u arrestua vitin e kaluar në Turqi.

Ish pengjet thanë se londinezët i rrihnin ata në mënyrë të përsëritur, përfshirë tortura me ujë dhe  ekzekutime të simuluara.

Një numër i pengjeve të Evropës Perëndimore u liruan, pasi qeveritë e tyre kishin paguar për lirinë e tyre.

Nuk është e qartë nëse Elsheikh ishte roja i njohur si “Ringo” ose “George”, të cilin pengjet e konsideronin si lider të grupit dhe më të egrin nga të katërt.

Elsheikh ishte identifikuar nëpërmjet  disa hetimeve nga lajmet e BuzzFeed. Emri i tij u konfirmua nga një zyrtar amerikan kundër terrorizmit dhe njerëz të tjerë të afërm me shtetasit britanikë në Siri.

Ata biseduan në kushte anonimiteti në mënyrë që të ndihmojnë rreth hetimeve. Ndërsa FBI refuzuan  që të flasin.

Familja e Elsheikh thonë se ai ende është gjallë dhe jeton në Siri. Ai ka mbetur në kontakt me disa shokë dhe familjen, por jo me nënën e tij, thotë ajo.

Të katërt britanikët, u rritën në zonën e njëjtë të Londrës Perëndimore, por është e paqartë nëse ata e kanë njohur njëri tjetrin para se të niseshin në Siri.

Të gjithë ata iu bashkuan degës së al-Qadeas në Siri para se të bëhen bashkë me Shtetin Islamik.

Tre nga të katërt ishin emigrantë. Kotery një i konvertuar, është me prejardhje Ghanaiane dhe qipriot grek. Emwazi kishte lindur në Kuvajt, përderisa Davis kishte lindur në Londrën Perëndimore dhe më vonë u konvertua në islam.

Nëna e Elsheikh, Maha Elgizouli, tha në një intervistë se djali i saj ishte një londinez i zakonshëm, i cili punonte si mekanik duke mos e tërhequr asnjëherë vëmendjen tek autoritetet.

I njohur tek shokët e tij si një djalë i mençur, ai ishte njëri nga tre djemtë i cili u rrit nga nëna e tij, pasi familja u shpërngul në Britani.

Kur ishte vetëm 11 vjeç,  nëna e tij tregoi se ai u bashku si kadet i forcës ushtarake, organizatë kjo e re. “Ai kaloi tre vjet me kadetët, duke e shijuar kohën me ata”, shtoi nëna e tij, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se e mbronte atë nga telashet, por në vitin 2008, vëllai më i madh, Khalid, u arrestua me dy të tjerë nën akuzat se kishin vrarë një anëtar gangsterësh të përfshirë në një konflikt me Elsheikh.

Elgizouli, nëna e djalit, tha se Elsheikh kur ishte 21 vjeçar u martua me një grua etiopiane e cila jetonte në Kanada, por u frustrua kur ajo nuk kishte mundësi që të shkonte në Londër, të bëhej bashkë me të.

Pas një viti, gruaja e tij vërejti ndryshimet tek burri i saj, kur një shok i tij e njoftoi djalin me një imam të njohur për besimet e tij radikale.

Konflikti filloi edhe mes nënës dhe djalit për shkak të interpretimeve rreth islamit. Sipas miqve  të familjes, ai një ditë i tha nënës së tij “A e di se, Allahu më thotë se nëna mund të jetë armiku yt”.

Po ashtu nëna sqaron se si djali i saj ndikoi edhe tek vëllai i tij më i ri, Mahmoud, i cili adaptoi interpretimet fundamentaliste islame.

Ai filloi të interesohej në veshjet islame, rritjen e mjekrës dhe  u bë i interesuar edhe në xhihadin e dhunshëm.

Salah-al-Bander një aktivist i komunitetit tha se Elsheikh i tha atij në vitin 2012 se donte që të shkonte në Siri dhe se ai ishte përgatitur psiqikisht që t’i bashkohej luftës atje.

“Ai ishte i vendosur. Më përqafoi dhe më shkoi”, tha Bander.

Elsheikh i cili fliste gjuhën arabe në mënyrë të qartë shkoi në Siri në prill të 2012-ës. Vëllai i tij Mahmoud, iu bashkua vetëm disa muaj më vonë.

Mahmoud u vra vitin e kaluar gjatë udhëtimeve afër Tikrit, në Irak.

Ndërsa thuhet se Elsheikh është duke jetuar në Aleppo me një grua siriane.

“Ky nuk është djali im, jo ai që unë e rrita” tha nëna e tij kur kuptoi se djali i tij mori pjesë në ISIS./lajmi.net