DJ NOUVEABEATS vjen për herë të parë në “HardhFest”

Edhe në edicionin e 17-të festivalit të verës e rakisë "HardhFest" do të ketë aktivitete të shumta dhe emra të njohur ndërkombëtar më 7,8 dhe 9 shtator.

ShowBiz

18/08/2018 10:24

Një nga emrat e shumtë ndërkombëtarë dhe vendor që këtë vit do të performojnë “Me pamje kah vneshta” në Hardh Fest është syper ylli i muzikës Progressive House nga Amsterdami, DJ NOUVEABEATS, shkruan lajmi net.

I njohur ndërkombëtarisht, NOUVEABEATS, ka performuar në skena të mëdha të muzikës si në Belgjikë, Francë , Spanjë, Angli, Greqi, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me yje të njohur si Afrojack, Arty, Bassjackers, Bingo Players, Carnage, Chuckie, Don Diablo, Dubvision, DVBBS, Firebeatz, Hardwell, Helena, Laidback Luke, Nicky Romero,James & Ryan Marciano etj.

Në skenën e madhe n’Konak të “Hardh Fest 2018” do të jetë një nga emrat kryesor të edicionit të XVII të këtij brendi që tashmë është një nga festat më të mëdha dhe më origjinale në vend.

Në ditët në vazhdim “Hardh Fest” do të publikojë edhe emrat e artistëve të tjerë ndërkombëtar dhe vendor dhe lista është e gjatë e me emra të cilët kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës./Lajmi.net/