DITË HISTORIKE: KOSOVË, URIME USHTRIA!

Kosova zyrtarisht bëhet me Ushtri.

Lajme

14/12/2018 11:23

Në seancën e jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës i ka thënë “po” pakos së projektligjeve që lejojnë transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, raporton lajmi.net.

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për transformimin e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes.

-Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, mori 106 vota pro, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, mori 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë edhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mori 106  vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë rast Kosova dëshmon se zyrtarisht është bërë me ushtri ku transformimi i saj do të zgjas 10 vite.

Kujtojmë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur vazhdimisht formimin e ushtrisë. /Lajmi.net/