Disa këshilla si të menaxhoni zemërimin

Ne të gjithë ndjehemi të zemëruar kohë pas kohe, në fund të fundit kjo është sjellje njerëzore. Zemërimi vjen në mënyrë të natyrshme nga ndonjë veprim i dikujt apo edhe i yni por që nuk paraqet diçka të mirë për mendjen tonë.

Fun

22/03/2016 05:52

Është shumë normale të zemërohemi, por kjo përveç që mund të ndikojë keç në raportin tonë me shoqërinë, ndikon keç edhe tek shëndeti ynë.

Kur ne përjetojmë ndjenjen e zemërimit lirohen hormone të kortizolit dhe adrenalinës e kjo ndikon direkt në rritjen e presionit të gjakut, përshpejtimin e të rrahurave të zemrës dhe frymëmarrjes.

Kemi përgaditur disa këshilla se si të mposhtim zemërimin:

1. Mendo para se të flasësh

Në momentet e para kur ne përjetojmë këtë ndjenjë të pakëndshme, është e rëndësishme të kemi kontrollin mbi vetën tonë, të marrim frymë thellë dhe të qetësohemi, që veprimet dhe fjalët tona mos të shkojn në dëm të askujt dhe mos të lëndojmë askënd.

2. Angazhohuni në ndonjë aktivitet fizik

Lirimi i hormoneve të stresit gjatë zemërimit në trupin tonë mund të nxisin një varg të reaksioneve konfuze, për këtë arsye është e domosdoshme që energjinë e akumuluar në trupin tonë t’a hargjojmë me aktivitete fizike si ecja ose vrapimi dhe të qetësohemi.

3. Relaksohuni

Në momentet e zemërimit është mirë që për një qast të shtriheni, të mbyllni sytë dhe të mendoni vetëm gjëra të mira dhe mbase kjo do të ju japë arsye për të tejkaluar zemërimin.

4. Fokusohuni në gjetjen e një zgjidhje

Në vend se ju të përqëndroheni në atë që ju ka zemëruar, ju duhet të fokusoheni tek gjetja e një zgjidhje për këtë problem. Nëse zemërimi ka ardhur nga një përson tjetër, ju duhet të kontrolloni emocionet tuaja dhe mos të lejoni që ato t’i kushtëzojnë veprimet e juaja të gabuara. Është e rëndësishme që me gjakftohtësi të mendoni dhe të bëni veprimet e duhura.

5. Largojeni inatin

Shkon në dëm të trupit tonë nëse mbajmë në vete një varg gjërash negative. Ndjenja e inatit ndikon në stres dhe në nxitjen e veprimeve të gabuara. Vetëm mendo se gjithçka do të kalojë dhe një ditë do të harrosh çfarë ka ndodhur. Është mirë të falësh të tjerët sepse në këtë mënyrë ti gjen paqen edhe me vetën tënde.

Pra, askush nga ne nuk dëshiron të rrezikoj shëndetin e vetës dhe të humbas miqët për ndonjë detaj të vogël që na bën të ndihemi keç për një moment, kontrolloni ndjenjat tuaja dhe bëni veprime të matura./lajmi.net