Disa efekte që ka kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti dhe qumështi kanë veti mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut. Prej vitesh, mjalti është përdorur si ilac natyral për shumë sëmundje për shkak të efekteve që ka në përbërje.

Lifestyle

22/09/2017 08:47

Gjithashtu qumështi është zgjedhur si pije tradicionale që ndikon në shëndet prej vitaminave, mineralve dhe proteinave që përmban.

Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime te të gjithë njerëzit, të cilat janë:

1. Kujdes për lëkurën. Qumështi dhe mjalti kanë veti pastruese dhe antimikrobike. Kjo bëhet më e mirë kur përbërësit përzihen që jep një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. Për ta bërë këtë mjafton të përzieni 3 lugë qumësht me një lugë të vogël mjalti dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Ndihmon në tretje. Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto janë ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Prebiotikët kanë efekt stimulus në bifidobakterium që janë lloj biotiku që gjenden në qumësht. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

3. Ndikon në qëndrushmëri. Konsumimi i qumështit me mjaltë cdo mëngjes rrit rezistencën në trupin tuaj. Kjo ndodh se quymështi ka protein dhe mjalti ka karbohidrate, të cilat janë të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

4. Ndikon në shëndetin e kockave. Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërkohë që qumështi është i pasur me calcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

5. Lufton pagjumësinë. Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të flini është mënyra mënyra më e mirë për të luftuar sulmet e pagjumësisë.

6. Ngadalëson plakjen. Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

7. Veti antibakteriale. Konsumi i tyre ka efekte të rëndësishme në disa baktere. Kur ju pini qumështin me mjaltin, ju reduktoni kapsllëkun, gazrat dhe probleme tjera të zorrëve. /Lajmi.net/