Disa arsye pse ecjet në mëngjes ju bëjnë mirë

Prej një metabolizmi më të shpejtë e deri tek një kthjelltësi mentale gjatë gjithë ditës, hulumtuesit zbulojnë pse duhet të zgjoheni herët nesër.

Lifestyle

23/10/2014 20:52

Kur është puna për të qenë në formë të mirë, mund të ja vlejë që ta sakrifikoni gjumin tuaj. Përderisa nuk ka ndonjë kohë perfekte për të stërvitur, të ushtrosh në mëngjes duket se do të përfitoni disa rezultate të mira shëndetësore, prej rritjes së disponimit tuaj e deri tek nivelet tuaja të energjisë.

Lajmi.net ju sjellë disa prej arsyeve të mira për tu ngritur në mëngjes.

1. Do të ndjeheni më të fuqishëm
Një shëtitje në mëngjes është sigurisht një mënyrë për të liruar një rritës të energjisë. Një studim i publikuar kohëve të fundit në revistën Mjekësia dhe Shkenca në Sporte, gjeti se qoftë vetëm ecjet në mëngjes janë shumë të mira për të qëndruar aktiv gjatë gjithë ditës.

2. Do të jeni më aktiv në punë
Dëshironi të ndjeheni më të kthjellur në punë? Ushtrimet e rregullta inicojnë prodhimin e faktorit neurotropik në tru, një proteinë që rritë mprehtësinë mendore. Pra, planifikojeni një ecje apo ushtrim në mëngjes para se të shkoni në punë, që të shënoni një avantazh mendor ndaj kolegëve tuaj në punë, transmeton Lajmi.net.

3. Do të djegni më shumë yndyrë
Duke pasur një shëtitje në mëngjes pas ushqimit mund të ju ndihmojë që të tkurrni belin tuaj. Një studim i bërë në vitin 2013 në revistën britaneze të Ushqimit, gjeti se ushtrimet në stomak bosh mund të djegin rreth 20% më shumë yndyrë në qoftë se hani mëngjes para ushtrimeve.

4. Do të rritni metabolizmin
Përfitimet nga ushtrimet në mëngjes nuk ndalen këtu. Ato gjithashtu e rrisin metabolizmin tuaj gjatë gjithë ditës. Provoni të përzieni ecjen tuaj me disa intervale vrapuese: Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Kolorados kanë gjetur se disa vrapime dhe ecje në mëngjes mund të dërgojnë në djegien e shumë kalorive gjatë gjithë ditës.

5. Do të bëni gjumë më të mirë
Netët tuaja janë pa gjumë dhe të gjata? Një studim sugjeron se ushtrimet në mëngjes mund të ju ndihmojnë për këtë. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën Sleep, tregojnë se të ushtrosh në diellin e mëngjesit, jo në atë të pasditës, do të keni gjumë shumë më të mirë, transmeton Lajmi.net.

Nuk jeni një person i hershëm?
Bëjeni zakon këtë. Vendosni një alarm për t’u zgjuar herët në mëngjes disa ditë me radhë. Së shpejti këto ushtrime do të jenë vetëm një pjesë e rutinës tuaj të mëngjesit.