Diplomatë të lartë botërorë marrin pjesë në bisedimet për Qipron

Diplomatët ndërkombëtarë janë të vendosur për të bashkuar udhëheqësit rivalë, etnikisht të ndarë të Qipros, për bisedimet që OKB-ja thotë se janë mundësia më e mirë për të ribashkuar ishullin pas katër dekadash të ndarjes.

Bota

12/01/2017 08:38

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe homologët e tij grek dhe ai turk, do të jenë në Gjenevë për të diskutuar për sigurinë.

Qëllimi është që të dy palët të ndajnë pushtetin në një federatë me dy shtete.

Udhëheqësit grekë qipriotë dhe turq qipriotë të mërkurën shkëmbyen hartat duke propozuar kufijtë territorialë, shkruan BBC.

Kjo ishte hera e parë që bëhet një lëvizje e tillë sipas OKB-së, dhe është përshëndetur si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt një marrëveshje.

Sekretari i Përgjithshëm i ri i OKB-së, Antonio Guterres po merr pjesë në bisedimet në Gjenevë, i cili është edhe  udhëtimi i tij i parë  në një vend të huaj  pas marrjes së rolit udhëheqës, transmeton KosovaPress.