Diona Fona publikon baladën e dashurisë, ‘Ikim’

Këngëtarja Diona Fona sapo e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

ShowBiz

01/02/2018 18:11

Kënga mban titullin ‘Ikim’ dhe vjen e realizuar edhe me videoklip nga Imagine Films, shkruan lajmi.net

Për dallim nga këngët e tjera ritmike të saj Diona ka zgjedhur që këtë herë të vijë pak më ndryshe duke e zbuluar edhe anën tjetër, atë të butë.

”Kom pas qef me pru diqka me ndryshe kete here dhe ta zbuloni ni ane tjeter te Dione’s”, ishin fjalët e saj pas publikimit të projektit për të cilin ka bashkëpunuar me Florent Boshnjakun ndërsa tekstin edhe kësaj here ka zgjedhur ta shkruajë vetë.

Ndryshe Diona erdhi fuqishëm me këngët ‘Havera’, ‘Shootah’ dhe ‘Shy’ të cilat publiku i mirëpriti./Lajmi.net/

YouTube player