Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Para pak çastesh, sonte në qendër të Prishtinës është djegur një lokal. 

Lajme

23/12/2014 21:59

Sipas burimit të lajmi.net, lokali i djegur quhet “One way”, dhe ai gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në afërsi të restorantit “Balance”.

Sipas po këtij burimi, pronari i lokalit ka marrë lëndime të lehta. 

Lajmi.net i është konfirmuar edhe nga Shërbimi zjarrfikës i Prishtinës zjarri në këtë lokal dhe lëndimi i lehtë i një personi, duke shtuar se zjarrfikësit janë ende në vendin e ngjarjes për lokalizimin e zjarrit.