Dieta që po supozohet se shëron kancerin

Dieta ketogjenike përqëndrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, proteinave dhe karbohidratëve të ulëta.

Lifestyle

19/11/2018 16:48

Zakonisht, një dietë ketogjenike përmban 75% yndyrë, 20% proteina dhe 5% karbohidrate. Këto shifra mund të ndryshojnë, në bazë të rekomandimeve të mjekut, transmeton lajmi.net.

Qëllimi i kësaj diete është minimizimi i sheqerit dhe karbohidrateve, në mënyrë që trupi juaj të arrijë gjendjen metabolike të njohura si ketozinë.

Premisa e qelizave të kancerit është kjo: ato kanë nevojë për glukozë të lulëzojnë. Meqenëse karbohidratet kthehen në glukozë në trup, kjo bën që të ulen nivelet e glukozës në gjakun tuaj nëpërmjet kufizimit të karbohidrateve dhe sheqernave.

Dr. Otto Warburg një studiues gjerman u nderua me çmimin Nobel në vitin 1931 për zbulimet e tij rreth dallimeve themelore midis qelizave të kancerit dhe qelizave të shëndetshme, si dhe zbulimin se tumoret malinje ushqehen me sheqer. Një nga tiparet e qelizave të kancerit është sasia e lartë e receptorëve të insulinës në sipërfaqen e tyre qelizore, përkatësisht dhjetë herë më shumë se qelizat e shëndetshme.

Për këtë që arsye sheqeri konsiderohet kaq i dëmshëm për këdo që vuan nga kanceri. Sheqeri, në fakt, kontribuon në sëmundje të tjera kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.

Meqenëse qelizat e kancerit lulëzojnë dhe shumëfishohen me sheqer, një dietë që ul drastikisht sheqerin dhe format e tjera të karbohidrateve mund të jetë efektive në parandalimin dhe luftimin e qelizave të kancerit. /Lajmi.net/