Dieta detoks, tre ditë vetëm supë – Lajmi.net
Dieta detoks, tre ditë vetëm supë
Autori: Lajmi.net Lifestyle 23:22, 18 February 2018
Një dietë detoks mund të ketë motive të ndryshme por e përbashkëta janë përfitimet prej saj.

Në fakt pavarësisht emrit nuk bëhet fjalë për një regjim dietik të vërtetë, për të rënë në peshë, por një mënyrë për të mbajtur shëndetshëm sistemin tretës, duke sjellë më pas dhe përfitimet e tjera si fizike dhe mendore.

Sipas kërkesave, mund të zgjidhni ta bëni për një ditë, ose sa herë që ndjeni nevojën të eleminoni toksinat dhe të fitoni energjitë, transmeton Top Channel.

Më poshtë një menu detoks për tri ditë nga doktoresha Clelia Iacoviello, konsulente nutricioniste, dhënë për revistën “Grazia”. Nëse këtë dietë dëshironi ta ndiqni vetëm për një ditë, ju këshillohet vetëm dita e parë.

Dita e parë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët në stomak bosh dhe një smoothie më pas me selino, mollë, limon dhe xhinxher.

Drekë: Supë krem me bishtaja, lakër dhe xhinxher.

Darka: Lëng permiesh përzierë me pak vaj ulliri dhe spec të kuq pluhur.
Mesvakte: Lëng porotokalli, smoothie me fruta të freskëta.

Dita e dytë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, smothie me fruta të feskëta.

Drekë: Supë me qiqra dhe dy galetë me shumë drithëra.

Darkë: Supë krem me finok

Mesvaktet: Fara kungulli, çaj jeshil, limon dhe xhinxher

Dita e tretë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, një smoothie i verdhë me bazë kungulli, molle dhe kanelle, dy feta bukë me drithëra me një lugë të vogël gjalpë.

Dreka: Supe permiesh të zjera

Darkë: Supë perimesh me kuinoa dhe qiqra.

Mesvaktet: Një tas energjik me bazë karrota, me lëng limoni, bajame, dhe lëng portokalli.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO