Dielli “vret” mbi 1000 indianë

Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë ka kaluar shifrën 1000, me temperatura të larta afër 50 gradë Celsius, në disa prej rajoneve të këtij vendi.

Bota

27/05/2015 10:23

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore të Indisë, në Telangana dhe Andhra Pradesh, ku raportohet se të paktën 1118 njerëz kanë vdekur që prej javës së kaluar.

Autoritetet indiane njoftojnë se të paktën 24 njerëz kanë vdekur nga të nxehtit edhe në Bengalin Perëndimor dhe Orissa, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Temperaturat, sipas Agjencisë Kombëtare të Motit, kanë të ngjarë të bien në disa pjesë të vendit gjatë ditëve të ardhshme.

Spitalet janë në gatishmëri për të trajtuar pacientët, pasi ka pasur shumë pacient që kanë pësuar edhe sulme në zemër nga të nxehtit, ndërsa autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura në orët e pikut të ditës.

Në shtetin më të goditura nga vala e të nxehtit, Andhra Pradesh, temperaturat kanë arritur në 47 gradë Celsius, ku për pasojë raportohet që gjatë javës 852 njerëz kanë vdekur. /lajmi.net/