Maqedonasit kanë vrarë katër persona në brezin kufitar afër Dibrës (Video)

Banorë shqiptarë të zonës kufitare me Maqedoninë kanë denoncuar zhdukjen e bagëtive të tyre sapo kalojnë kufirin e Shqipërisë.

Lajme

26/02/2015 12:37

Banorët e fshatit Klloboçisht, në Maqellare të Dibrës, zonë kufitare me Maqedoninë vetëm 100 metra larg piramidës kufitare kanë theksuar për OraNews se shteti fqinj përveçse ua ka zaptuar tokat, ka vrarë dhe katër bashkëfshatarë të tyre teksa kullosnin bagëtinë pranë vijës kufitare.

Sipas banorëve vetëm pse bagëtitë kanë kaluar kufirin, shteti fqinj ia ka përvetësuar 103 bagëti të imta.

Banorët e fshatrave të brezit kufitar të Maqellarës, ndonëse kanë bërë denoncime, asnjëherë nuk u është dhënë zgjidhje nga shteti shqiptar, apo organet përkatëse maqedonase, raporton Ora News.

YouTube player